fbpx

VIDEO/ Momenti kur mjekët nxjerrin gjarprin mbi 1 metër nga fyti i gruas

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pamje tronditëse janë shpërndarë ditën e sotme në internet, ku tregohet momenti kur një gjárpër tërhiqet nga fyti i një gruaje.

Pamjet janë filmuar në Rusi.

Pacientja duhej të hiqte patjetër gjarprin e gjatë pasi zvarraniku i kishte hyrë në gojë ndërsa flinte në oborrin e shtëpisë së saj, në fshatin Levashi.

Pasi filloi të mos ndihej mirë, gruaja nxitoi për në spital, ku mjekët e vendosën nën anestezi të përgjithshme dhe punuan për ti nxjerrë zvarranikun nga stomaku.

Në video, pacientja e re shihet e shtrirë në sallën e operacionit teksa mjekët futin një gyp të gjatë në gojën e saj.

Momente më vonë duket gjarpri i cili hiqet nga trupi i pacientes.

Ende nuk është e qartë se çfarë lloj gjárpri ishte, sa kohë ishte në trupin e gruas, apo nëse ishte akoma gjallë pas nxjerrjes nga trupi.

Më poshtë pamjet:

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/08/31/1367640103909476813/640x360_MP4_1367640103909476813.mp4?_=1

Share.