fbpx

VIDEO/ Momenti i aksidentit të frikshëm në Formula 1, dëgjohen fjalët e pilotit: Duan të na vr.asin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në xhiron e 6-të, në një aksident masiv janë përfshirë 4 makina.

Gara për çmimin e madh të Toskanës në Formula 1 ka filluar me një aksident të shumëfishtë.

Pilotët Giovinazi, Latifi, Magnusen dhe Sainz pas përplasjes kanë dalë të gjithë nga makinat dhe nuk kanë pësuar dëmtime.

Menjëherë pas këtij aksidenti, në pistë ka hyrë makina e sigurisë.

Shkaktar i aksidentit ka qenë Verstapen që ka goditur nga pas Gaslin, teksa nga gara dolën 7 pilotë.

Një nga pilotët e përfshirë ka qenë edhe Grosjean, i cili ka shpërthyer në komunikimin radio me skuadrën e tij.

“Ka qenë një budallallëk i atij që ka qenë në fillim. Duan të na vr.asin apo çfarë? Është idiotësia më e madhe që kam parë ndonjëherë”.

Share.