+ VIDEO/ ME BEKIMIN E AFRIM GASHIT FILLON REALIZIMI I AMANETIT TË HOXHËS SEAD AJRULI

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Janë projekte të premtuara para 10 viteve, por që nuk kanë parë driten e realizimit deri tani. Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e Shtëpive të Kulturës në Mateç të Likovës dhe në Bogovinë, projekte për të cilat janë parapare rreth 50 milion denarë në fazën e parë.

Pesha e këtyre dy projekteve është edhe më e madhe për faktin se janë pjesë e konceptit të ri i njohur si “40 për qind për Kulturën shqiptare” i vendosur me ardhjen e Asaf Ademit për Ministër kulture, e që e vazhdoi edhe Hysni Ismaili. Ku koncept i dha fund apartheidit kulturor në Maqedoni, që për Kulturën shqiptare nuk parashihte më shumë se 3 ose 4 përqind të të buxhetit kulturor për Kulturën shqiptare.

Share.