fbpx

(VIDEO) LIQENI I TRESKËS SHNDËRROHET NË KËNETË, PREMTIMET E B.D.I-SË MBULOHEN NGA ALGAT

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Një ambient i frikshëm për personat që kanë frekuentuar liqenin Treska  15 vite më parë. Një pamje trishtuese e një ambienti që dikur ishte plot gjallëri . Sot në këtë pikë turistike  shohim kafshë të ngordhura në liqe, ujë i papastruar që mund të sjellë infeksione të ndryshme, të paktën te banorët e Sarajit dhe rrethinës që megjithatë, kalojnë  për të freskuar kujtimet e para shumë kohëve. Rrugët bosh e pa asnjeri, vetëm pensionistët që kalojnë kohën në qetësi e të vetëm, edhe pse me shumë frikë se çdo natë nga mossiguria mund tu ndodhë ndonjë e papritur. Erë e rëndë nga tualetet që fatkeqësisht mirëmbahen vetëm nga banorët e kampeve, që fatkeqësisht çmimet u janë rritur dyfish më shume se sa në të kaluar, edhe përskaj ndryshimit drastik mes të mirës dhe të keqes që qytetarët e vënë në peshore.

QYTETAR

”Qytetarët si qytetarë, gjatë vikendit kishte shumë, s’kishin ku të qëndronin, ku të laheshim, nuk është siç ka qenë më herët por në pjesën e kampeve sërish është më mirë, sepse i mirëmbajmë vetë”

QYTETAR

” Tashmë është keq, na e rritën qiranë dyfish më shumë, prej 7500 në 12.300, ndërsa për asgjë nuk garantojnë. I thejnë kampet , nuk kanë as sigurim qendror, kjo e gjitha duhet të rregullohet. Kohë më parë kishte shumë njerëz të cilët vinin për të bërë plazhin këtu, është shumë e vështirë sot”

QYTETAR

”Këtë që shihni e që është minimum e bëjmë vet ne, as komuna e as askush . Tualetet vet I pastrojmë, mbeturinat vet I mbledhim higjienë aspak, nëse ne vet nuk e mirëmbajmë asgjë s’ndodh”

Ky liqen artificial që gjendet në komunën e Sarajit, ka një sipërfaqe 136.000 м2 ku thellësia është nga 1.6 m deri në 3 metra. Ky kompleks rekreativë është ndërtuar në vitin 1978, e që atëherë deri më sot, vërehet qartë se nuk është lëvizur asnjë gurë për të shkuar drejtë përmirësimit të kushteve turistike. Gjithçka që është thënë, janë premtimet drejt realizimit të një pike qendrore turistike edhe atë vetëm në kohë zgjedhjesh ku me fitimin e mandatit, çdoherë është lënë peng.

Hava Tahiri /SHENJA/

 

Tash esht Koha
Share.