fbpx

Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët:Vazhdon gjuha antishqiptare në tekstet shkollore

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të nderuar qytetarë dhe ju media,

Ky libër që e shihni këtu është libri i Sociologjisë për vitet e dyta të gjimnazit të reformuar. Njësoj sikurse libri i Gjeografisë dikur edhe ky libër shpërndan propagandë fashiste dhe nënçmues ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera jomaqedonase në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më konkretisht, në faqen 116 të këtij libri bëhet dehumanizimi i shqiptarëve duke i trajtuar ata si të paedukuar, të cilët nuk janë të aftë të kontrollojnë natalitetin e tyre dhe si pasojë propozon që të vendosen masa kontrolli për natalitetin e shqiptarëve.

Në anën tjetër, propozon që të stimulohet nataliteti tek maqedonasit, sepse sipas këtij libri, shtimi i shqiptarëve shkakton probleme politike, ekonomike dhe sociale. Ky libër është asgjë më pak sesa një doracak i shpërndarjes së frymës fashiste anti-shqiptare dhe fatkeqësisht po ky libër u autorizua në vitin 2020 nga Ministri i atëhershëm Arbër Ademi.

Nga respekti që kemi për librin ne do e kursejmë atë si libër, megjithatë ne sot do t’i djegim faqet me elemente fashiste në mënyrë që të tregojmë që mentaliteti fashist nuk duhet të ketë vend në librat shkollor me të cilat synohet indoktrinimi i fëmijëve tanë. Përmes një letre zyrtare drejtuar Ministres Carovska, kërkojmë që urgjentisht ky libër të tërhiqet nga përdorimi dhe të ndalohet fyerja e shqiptarëve dhe shpërndarja e fashizmit në shtetin tonë!

Ju faleminderit,

FR i koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa

Shkup, 05.04.2021

Share.