(VIDEO) Edhe Mogerini e “tmerruar” nga refuzimi i datës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini vlerësoi se prolongimi i vendimit të Këshillit Evropian për çelje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, jo vetëm që është një mundësi e lëshuar, por edhe gabim historik. Duke mbledhur rezultatet nga mbledhjet e javëve të kaluara të BE-së në Bruksel, Mogherini në blog-tekstin e saj me titull “Dy vendime, një gabim”, potencon se shefat e shteteve dhe qeverive e kanë prolonguar vendimin edhe përkundër përparimit të jashtëzakonshëm që e kanë arritur të dyja vendet dhe propozimit pozitiv nga Komisioni Europian. “Kjo është më shumë se një mundësi e humbur, është gabim historik që shpresoj që shumë shpejtë do të përmirësohet”, ka vlerësuar Mogerini.

Zhvillimet e samitit të BE-së i ka kritikuar edhe ministri gjerman për Ekonomi dhe Energjetikë, Peter Altmeyer. Në një intervistë për “BILD” ai ka deklaruar se është i zhgënjyer nga refuzimi i Bashkimit Evropian javën e kaluar për të filluar negociatat qasëse me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Peter Altmeyer

“Po, unë jam i zhgënjyer nga rezultati i samitit të BE-së. Ishte në interesin tonë që të lidhim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE dhe të njohim përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë së shpejti”.

Zhgënjimin për mosdhënien e datës për fillimin e negociatave për Maqedoninë e veriut dhe për Shqipërinë e kanë shprehur edhe diplomatë dhe politikanë të lartë evropianë. Teuta Buçi /SHENJA/

Share.