fbpx

(VIDEO) B.D.I PËRSËRITË PREMTIMET NË ÇDO CIKËL ZGJEDHOR, MË 2014-ËN PREMTOI DY MILIARDË EURO INVESTIME

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendimmarrja konsensuale, ndarje e barabartë e buxhetit, përfaqësim i drejtë dhe adekuat, zhvillim të barabartë rajonal. Këto janë vetëm disa nga premtimet që B.D.I po i mbart nga një program në tjetrin dhe nga një cikël zgjedhor në tjetrin. Shumë prej tyre ishin edhe në programin e kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2014, kur premtimet arritën deri në 2 miliardë euro investime nga 3 miliard sa peshonte në total buxheti vjetor i shtetit. Por shumica e atyre premtimeve nuk janë përmbushur dhe po rikthehen në retorikën parazgjedhore edhe pas gjashtë viteve. Materiali në vazhdim sjell edhe një kronikë të vitit 2016 ku kujtojmë në mënyrë taksative premtimet e papërmbushura deri në atë kohë të B.D.I-së, e që fatkeqësisht si të tilla kanë mbetur edhe sot.

“Detyra ime si kryeministër është që ta kaloj dhe ta zbatoj legjislacionin vendimmarrjes konsensuale dhe përgjegjësisë së përbashkët. Kur kërkoj vendimmarrje konsensuale me këtë kërkojmë që ti dalim zot dhe të jemi bashkë përgjegjës për vendimet që do të merren me pëlqim të dyanshëm…Do të kujdesem për shpërndarje të barabartë të investimeve publike”

Këto zotime të kandidatit të B.D.I-së, Naser Ziberi, po dëgjohen për të disatën herë me radhë nga zyrtarë të kësaj partie. Ata përsëriten nga një cikël zgjedhor në tjetrin, ndërsa ndryshojnë vetëm aktorët. Premtime të ngjashme si këto dhe shumë të tjera nga programi i sivjemë ishin edhe në programin e B.D.I-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014. Atëherë madje kjo parti kishte premtuar edhe investime kapitale në vlerë prej 2 miliard; euro, shumë kjo që paraqiste dy të tretat e buxhetit të përgjithshëm shtetëror të asaj kohe. Televizioni Shenja sjell kronikën e transmetuar në vitin 2016 kur kujtuam premtimet e B.D.I-së nga fushata e vitit 2014 e të cilat nuk u përmbushën as dy vite më vonë, e as sot, pas gjashtë viteve të plota.

Arben Zeqiri /SHENJA/

Share.