fbpx

(VIDEO) Alternativa përfundoi reformat, Bekim Sali zgjidhet sekretar i përgjithshëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i deritanishëm i degës së Çairit, stomatologu Bekim Sali  është zgjedhur njëzëri Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës. Në mbledhjen konstruktive që u mbajt mbrëmë në përfundim të procesit të reformave në parti  përveç sekretarit të përgjithshëm u zgjodhën edhe  nënkryetarët  dhe sekretarët e sekretariateve të partisë.

ALTERNATIVA

Nënkryetarë të partisë, po ashtu me vota unanime, u zgjodhën: Dr. Lulzim Aliu – profesor universitar, Dr. Hysni Ismaili – profesor universitar dhe deputet dhe Safije Sadiki – Shaini – profesore universitare dhe deputete.

Nga partia informuan se Sekretar i Sekretariatit të Politikave Strategjike u rizgjodh Arben Labënishti, Sekretar Organizativ u zgjodh Mubekir Palloshi, Sekretar për Resurse Njerëzore u vendos të jetë Driton Sulejmani, Sekretar për Marrëdhënie me Publikun u rizgjodh Zeqirija Ibrahimi dhe Sekretar i Sekretariatit të Departamenteve do të jetë nënkryetari i deritanishëm Admirim Aliti.

ALTERNATIVA

Përveç tyre,  Kryesia Qendrore e zgjodhi edhe Dr. Bejtullah Demirin për drejtor të Akademisë Politike të Alternativës. Në këtë takim u zgjodhën edhe zëdhënësit e partisë. Ata do të jenë: Orhan Murtezani dhe Nurxhan Asanoska.

Në këtë mënyrë, theksohen në komunikatën e partisë, mbrëmë është shpallur  i mbyllur procesi i reformave në parti, duke i zgjedhur të gjitha funksionet partiake, ndërsa vendimi kolektiv i partisë ishte që tash të gjitha kapacitetet e partisë të vihen në shërbim të suksesit të zgjedhjeve të ardhshme lokale. /SHENJA/

Share.