22:36 | 25 Tetor 2019

22:36 | 25 Tetor 2019
Hellas Verona është mposhtur në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.
Verona ka dështuar para tifozëve të saj, në përballjen kundër Sassuolo, duke u mposhtur me rezultatin minimal 0:1, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultatin e barabartë 0:0, por ishte pjesa e dytë ajo që vendosi fatin e takimit.
Goli i Filip Djuricic i shënuar në minutën e 50’ doli të ishte vendimtar në këtë takim, duke i siguruar tri pikë Sassuolos.
Në këtë ndeshje u paraqit edhe Amir Rrahmani, i cili pati një paraqitje solide, jo më të mirë sesa të kaluarat.
Pas këtij rezultati, Verona mban pozitën e 15 me 9 pikë të grumbulluara, kurse Sassuolo ngritet në 9 pikë, për pozitën e 13-të. /Lajmi.net./