fbpx

Vendoset! Gjermania merr vendimin drastik per hapjen e kufijve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Gjermania ka shtyrë hapjen e kufijve me vendet e treta deri më 31 Gusht.

Gjermania merr vendimin, shtyn afatin e mbylljes së kujfive me vendet jo anëtare të Bashkimit Europian, me vendet e botës së tretë. Shteti gjerman i ka mbyllur kufijtë me këto vende deri më 31 gusht. Ky vendim është marrë, pasi rreth 160 vende të botës së tretë konsiderohen nga autoritetet si të dobëta në identifikimin dhe mbajtjen nën kontroll të përhapjes së koronavirusit.N ë listën e shteteve për fshihen edhe vendet turistike si Turqia, Egjipti e Tunizia.

“Vendet jashtë Bashkimit Evropian gjithashtu përfshijnë destinacionet kryesore të udhëtimit për gjermanët, veçanërisht Turqinë. Javën e kaluar kabineti qeveritar vendosi të heqë paralajmërimin e udhëtimit për 31 vendet evropiane në 15 qershor.”, thuhet nga qeveria gjermane.

Ndërkohë shtetet që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë do të vijojnë t’u nënshtrohen karantinës 14 ditore. Po kështu, pak ditë më parë Komisioni Europian u rekomandoi vendeve anëtare të mbajnë kufijtë e jashtëm mbyllur të paktën deri më 1 Korrik.

Tash esht Koha
Share.