Vazhdon moti me diell, temperatura të larta dy ditët e ardhshme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

22:32 | 17 Tetor 2019

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të vijoj të mbajë mot kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike mbeten relativisht të mira, meqë indeksi UV do ti regjistroj vlerat në kufijtë e normales. Do të fryjë erë në drejtim verilindje dhe juglindje, e lehtë deri mesatare.

Share.