fbpx

Vazhdon Ardhja e Madhe e Mërgimtarëve, nuk do t’a Besoni vetëm Sot sa kanë ardhur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kosova ka marrë një pamje tjetër, atmosferë e gëzim me ardhjen e bashkatdhetarëve. Kohët e fundit, diaspora u nis drejt vendlindjes, për t’i kaluar festat e fundvitit, e ardhja e tyre po vazhdon edhe sot.

Vetëm sot sipas të dhënave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pritet të aterrojnë 37 aeroplanë nga vende të ndryshme, ndërsa presin të zbresin mbi 3 mijë udhëtarë.

Kështu mbi qiellin e Kosovës, shihen edhe aeroplanët, të cilët janë në afërsi të njëri-tjetrit, për shkak të numrit të madh dhe linjave të shpeshta.

Njësoj po ndodh edhe me kufijtë tokësorë, pritje të gjata ka pasur edhe mbrëmjen e kaluar, teksa më e ngarkuara ishte pika kufitare Hungari – Serbi, dyndje të madhe veturash nga bashkatdhetarët kishte edhe në pikën kufitare Slloveni – Kroaci.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur që bashkatdhetarëve nuk do t’u kërkohet testi negativ PCR.

Share.