fbpx

Vazhdojnë vje dhjet e veturave “Golf 5” në Çair (VIDEO)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vjedhja e veturave të tipit “Golf 5” në rajonin e komunës së Çairit po bëhet përditshmëri. Kështu të paktën tregojnë të dhënat e qytetarëve. Vetëm në dy ditët e fundit janë paraqitur edhe dy raste të vjedhjes së veturave “Golf 5”. Alsat bisedoi me njërën nga pronaret, të cilës i është vjedhur vetura rreth katër ditë më parë.

Shahadie Osmani thotë se rastin e kanë paraqitur në polici, ndërsa nuk kanë marrë asnjë përgjigje edhe pse nënvizon që prej tek banesa, vjedhësit me veturën e kanë pasur patjetër të kalojnë në rrugët ku ka kamera. Shton se veturën e kanë kërkuar gjithkund ku kanë dyshuar se mund të ndodhet, por nuk kanë arritur ta gjejnë.

Share.