Vazhdojnë problemet për Real Madrid – James Rodriguez nuk kthehet për ndeshjen ndaj Betis

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

21:31 | 31 Tetor 2019

Problemet për Zinedine Zidane duket sikur nuk kanë të ndalur.

Trajneri i Real Madrid, Zidane, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e James Rodriguez, pasi lojtari është i angazhuar me disa probleme familjare.

Rodriguez mungoi gjatë mesjavës, pasi lojtari ishte në Kolumbi, ku gruaja e tij po sillte në jetë të voglin e dytë të James.

Kësisoj, mesfushori ka munguar edhe në seancën stërvitore të së enjtës, të cilën Real Madrid e zhvilloi pas fitores ndaj Leganes.

Lojtari pritet të kthehet nesër me skuadrën, por nuk pritet të përfshihet në skuadrën e Zidane për ndeshjen e së shtunës, transmeton lajmi.net.

Kështu, James do të duhet që të presë deri në mesjavën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, që potencialisht të ketë një shans për lojë. /Lajmi.net/

Share.