Ish pjesëtari i UÇK-së nga Radusha, Azim Islami, ka sulmuar ashpër B.D.I-në dhe liderin e saj Ali Ahmeti. Ai thotë se luftëtarët e UÇK-së ndjehen të ofenduar kur B.D.I thirret në emër të luftës.
“Mos ofendoni luftën me këta hajna që e shfrytzuan mundin djersën dhe gjakun. Duke na keqpërdorë neve u pasuruan boll”, ka shkruar Azimi, i cili si shumë ish luftëtar tjerë, tani jeton në Gjermani për shkak të mungesës së perspektivës.
Këtë koment ai e ka bërë duke komentuar postimin paraprak të bashkëluftëtarit të tij, Samet Abdullai. Ai i është përgjigjur haptazi Agron Buxhakut lidhur me idenë për kryeministër shqiptar, duke kërkuar që të mos nënçmohet inteligjenca e ish ushatërev të UÇK-së.
“Buxhakovski i ka kaluar krejt funksionet e tash po na del edhe kandidat për kryeministër se është dhëndër e marrim vota. TURP PËR NE ISH LUFTARËT edhe mos na e përdhunojni intelegjencën”, ka shkruar Abdullai.
Ndërkohë Azim Islami është i afërt me Rafis Alitin, i njohur si komandant Msusin. Kështu konfirmohen përçarjet e thella në B.D.I, sidomos pakënaqësitë mes krahut të luftës ndaj Ali Ahmetit.