10:16 | 18 Tetor 2019

10:16 | 18 Tetor 2019
Virgil van Dijk ka insistuar se ndeshja e Liverpool ndaj Manchester United nuk do të jetë ndeshja më e madhe e sezonit për skuadrën e tij.
Liverpool udhëton drejt ‘Old Trafford’ në krye të Premierligës, me 15 pikë më shumë se rivalët e Mançesterit.
Mbrojtësi holandez ka shprehur besimin se dueli Liverpool – Man Utd është më ia madh për tifozët sesa lojtarët.
“Është masiv, por është më masiv për tifozët. Mendoj se të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë aq të mëdha sa kjo” ka thënë Van Dijk për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.
“Nuk mendoj se është ndeshja më e madhe e sezonit, përkundër atmosferës.”
“Ndeshjet më të mëdha janë në Ligën e Kampionëve, dhe ato të cilat me shpresë do t’i fitojmë për titullin e Premierligës” shtoi kandidati për ‘Topin e Artë’.
Liverpool do të synojë që të vazhdoj rekordin 100{b0da57891860c92cf86c4df231716322bdbf6a4daefee506fcc6fc3adefc6e5d} të këtij fillim sezoni, për të mbajtur distancën me Manchester City. /Lajmi.net/