Ushqimet dhe pijet që e përmirësojnë shëndetin e femrave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

17:16 | 22 Tetor 2019

Gratë kanë nevojë për një numër të madh të ushqyesve dhe zgjedhja e duhur e tyre mund të kenë një ndikim pozitiv në shëndetin e tyre.

Ashtu siç kanë treguar edhe studimet e mëhershme, zgjedhja e ushqimeve të caktuar mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe parandalimin e shumë sëmundjeve.

Në këtë artikull ne do t’i ndajmë disa prej ushqimeve dhe pijeve të cilat mund të jenë përfituese dhe të kontribuojnë në një shëndet të shëndetshëm.

Uji me limonë përmirëson metabolizmin dhe ndikon në humbjen e peshës

Uji me limon është shumë esencial në procesin e tretjes, me kalimin e viteve numri i aciditetit në trupin tonë bie. Për këtë arsye rekomandohet të pihet ujë me limon. Përmirëson shëndetin, dhe humbni peshën e tepërt, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Ushqime të cilat përmbajnë Omega 3, parandalojnë sëmundjet e zemrës

Ka një numër të madh të ushqimeve të cilat përmbajnë Omega 3

Këto janë:

Llojet e ndryshme të peshkut

Qumështi

Jogurti

Përmbajtjet  e këtyre ushqimeve janë tejet esenciale për shëndetin e femrave si p.sh zhvillimi i fëmijës në barkun e një gruaje dhe mbi te gjitha këto ushqime ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Po ashtu rekomandohen edhe llojet e ndryshme të qajit, sidomos atyre të frutave. /Lajmi.net/

Share.