fbpx

UEFA drejt ndërprerjes së Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, rrezikon edhe shtyrja e Kampionatit Evropian

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Pas ndërprerjes së Serie A dhe La Liga, duket se edhe UEFA është sensibilizuar me situatën e krijuar dhe do të mbajë mbledhje urgjente për të marrë vendim për ndërprerjen e të gjitha ndeshjeve në garat evropiane, përfshirë edhe ndeshjet e Ligës së Evropës, të planifikuara për mbrëmjen e sotme.

Lajmi është dhënë nga gazeta spanjolle Marca, sipas të cilës vetë qeveria evropiane e futbollit pritet të dalë me një deklaratë zyrtare nga momenti në moment, ku do të njoftojë edhe ndërprerjen e garave evropiane deri në një vendim tjetër.

Momentalisht Juventusi, Interi dhe Real Madridit janë vendosur në karantinë, ashtu si edhe klube të tjera evropiane, ndërsa përveç Serie A dhe La Ligas, të tjera liga evropiane pritet të ndërpresin aktivitetet normale.

Kjo për të mbyllur normalisht aktivitetet futbollistike në të gjithë ligat evropiane për klube dhe më pas të mendohet për Kampionatin Evropian.

Tash esht Koha
Share.