fbpx

UEFA vendos për datat e Champions League dhe Europa League

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

UEFA ka përcaktuar kalendarin e fazës finale të Champions League dhe Europa League. Të mërkurn do të ratifikohen, por tashmë është vendosur gjithçka. Sipas “Sky Sport”, për sa i përket 1/8-ve të Champions League do të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht në qytetet përkatëse, ndaj Napoli në Barcelonë dhe Juventusi në Torino ndaj Lyon. Më pas, mes datës 12 dhe 23 gusht do të luhen Final Eight në Lisbonë: çerekfinalet mes 12 dhe 15 dhe gjysmëfinalet mes 18-19. Finalja më 23 gusht 2020! Pra, të gjitha me ndeshje teke dhe në një qytet të vetëm.

Europa League do të zhvillohet në Gjermani. Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla në ndeshje të vetme, ndërsa të tjerat do të luajnë vetëm fazën e kthimit të 1/8-ve, në qytetet përkatëse. Final Eight do të zhvillohen mes 10 dhe 21 gusht në 4 qytete gjermane: Duisburg, Gelsenkirshen, Frankfurt dhe Koln. Superkupa e Europës do të luhet më 24 shtator në Budapest.

Tash esht Koha
Share.