10:39 | 30 Tetor 2019

10:39 | 30 Tetor 2019
Dhoma e Përfaqësuesve ka njohur zyrtarisht gjenocidin armen me një votim dypartiak pothuajse unanim, votim i cili pritet të nxisë reagimin e Turqisë në një moment tensionesh pas ofensivës së saj në Siri.
Teksti bën thirrje për përkujtimin e gjenocidit armen.
Ky veprim ka të ngjarë ta bëjë të sikletshme vizitën e presidentit turk Recep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, të planifikuar për 13 nëntor.
Gjenocidi armen është njohur prej 30 vendeve.
Sipas vlerësimeve, midis 1,2 dhe 1,5 milionë armenë u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat e Perandorisë Osmane, atë kohë aleate e Gjermanisë dhe Perandorisë Austro-Hungareze.