fbpx

Trump zbulon gjendjen shëndetësore të Kim Jong-Un

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është në gjendje të mirë shëndetësore, pas thashethemeve të shumta të cilat raportonin të kundërtën.

Ditë më parë u raportua se Jong-un ishte në gjendje kome, ndërkaq këtë lajm e hodhi poshtë së fundmi edhe presidenti i SHBA-së, përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Kim Jong-un është në gjendje të mirë shëndetësore. Mos e nënvlerësoni asnjëherë atë”, shkroi Trump.

Raportime të shumta ka pasur për sa i përket shëndetit të liderit koreano-verior, sakaq muaj më parë mendohej edhe i vdekur. Të gjitha spekulimet u ngjallën pasi që nga muaji prill, Jong-un ishte parë rrallë në publik.

Share.