fbpx

Trump në krye veti, pretendon se ka fituar zgjedhjet, i drejtohet Gjykatës Supreme.

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai dhe ekipi i tij kanë qenë duke u përgatitur për të festuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

“Rezultatet sonte kanë qenë fenomenale”, ka thënë ai në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë ai ka thënë se planifikon t’i drejtohet Gjykatës Supreme, dhe se kërkon të “ndalen votimet”.

“Ne do ta fitojmë këtë. Për aq sa di, ne veçse kemi fituar”, ka deklaruar Trump.

Ndonëse nuk ka ofruar të dhëna, ai ka thënë se zgjedhjet amerikane janë duke u manipuluar.

Ai ka pretenduar po ashtu se republikanët janë duke fituar edhe në shtetin e Pensilvanisë.

Pak më parë është konfirmuar fitorja e presidentit amerikan në Florida dhe Teksas, shtete të rëndësishme për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Share.