14:29 | 17 Tetor 2019

14:29 | 17 Tetor 2019
Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi, ka folur për festimet e lojtarëve të tij pas fitores kundër Kosovës.
Shqipëria U21 ka mposhtur 2:1 Kosovën në një ndeshje shumë interesante të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ për kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Pas ndeshjes, Federata e Futbollit të Shqipërisë ka postuar një video të lojtarëve duke festuar në zhveshtore, dhe kjo ngjalli shumë reagime, nëse vërtetë është dashur të festohet për fitoren kundër vëllezërve të Kosovës.
“Natyrisht, ishte emocionuese të luanim kundër Kosovës, por futbolli ka adrenalinë. Edhe kur luaj vetë kalçeto, kundër vëllait tim, unë festoj nëse fitoj”, ka thënë trajneri i Shqipërisë U-21.
“Pra, nuk ka vend për paragjykime e diskutime, se pse e festuam fitoren ndaj Kosovës. Ne nuk thamë asgjë për festimet e Kosovës, pasi mundi Shqipërinë 3-0 në atë miqësore të luajtur në Zvicër. Kjo ishte hera e parë, që nuk bëja tifo për Kosovën”.
“Natyrisht, doja të fitonte skuadra ime, por kjo nuk do të thotë se jam kundër Kosovës. Ne kishim më shumë raste se Kosova. Shkonim me pasime të shkurtra te porta e kundërshtarit, por njëkohësisht edhe duke përdorur Brojën si pikë e fortë”./Lajmi.net/