fbpx

Tottenham nuk dorëzohet për Muriqin, gati oferta e dytë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në krye të listës mbetet ylli i Fenerbahces, Vedat Muriqi, që sipas mediumit turk Askam, Tottenhami po përgatiti një ofertë të dytë për lojtarin.

Tottenham kishin provuar muaj më parë që të nënshkruajnë me Muriqin, por oferta ishte refuzuar nga klubi turk.

Tani mësohet se Tottenham po përgatit një ofertë më të dytë dhe më të lartë se e para, që do t’i prezantohet Fenerbahces ditët në vijim.

Muriqi ka shënuar rregullisht në kampionatin turk, ku ka gjetur rrjetën 11 herë në 17 ndeshje.

Lojtari njihet për forcën e tij dhe shpërthimin që ka pranë portë, një sulmues që do t’i jepte Tottenhamit mundësi në këtë fazë.

Jose Mourinho i ka kërkuar klubit sulmues dhe një duhet të vijë, por dëshira e portugezit është Muriqi, për atë do të provohet edhe një ofertë.

Fenerbahces, Vedat Muriqi, që sipas mediumit turk Askam, Tottenhami po përgatiti një ofertë të dytë për lojtarin.

Share.