fbpx

Thaçi: Unë e kam luftuar Serbinë – e di Vjosa shumë mirë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se atij, krye-parlamentarja, Vjosa Osmani, ia njeh shumë mirë aktivitetin që e ka zhvilluar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ky koment i Thaçit vjen pas deklarimit të djeshëm të Osmanit se plani i presidentit për korrigjim kufijsh i shkon në favor Serbisë.

Madje Thaçi nuk hezitoi të hedhë dyshime edhe mbi të kaluarën e familjes së Osmanit, njofton Insajderi.

“Nëse ndokush nga Osmani i ka shërbyer në atë kohë Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë. E di Vjosa Osmani shumë mirë”, ka deklaruar Thaçi në emisionin Rubikon të Klan Kosovë, pjesë e të cilit u dhanë gjatë edicionit qendror të lajmeve.

Presidenti më tej shtoi se ajo që po e thotë për Osmanin nuk është “goditje nën brez”, por thjeshtë “unë jam shumë transparent”.I

Tash esht Koha
Share.