Thaçi në Samitin e Paqes kritikon BE-në dhe Ballkanin, flet edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

11:47 | 26 Tetor 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë pjesë në Samitin për Paqe në Evropën Juglindore ku ka mbajtur edhe një fjalim në lidhje me Paqen në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Thaçi gjatë fjalës së tij ka përmendur edhe paqen e cila është arritur me intervenimin e NATO-s në Kosovë, por gjithashtu është shprehur se rezultatet për vendosjen e paqes përmanente janë zhgënjyese, shkruan lajmi.net.

Më tutje, Thaçi është shprehur se askush nuk do të besonte se sot, 20 vite pas luftës në Kosovë ende nuk ka marrëveshje politike në Serbinë dhe se askush sipas tij nuk e ka imagjinuar se sot shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të ishin pjesë e BE-së.

Thaçi ka kritikuar BE-në ashpër për qasjen e saj ndaj Kosovës në liberalizimin e vizave dhe në qasjen ndaj Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut për hapje të negociatave, duke theksuar gjithashtu se kjo nuk ndikon tek shtetet në fjalë të cilat e kanë synim dhe fat politik, familjen evropiane.

Thaçi ka shprehur gadishmërinë e vazhdueshme të Kosovës për dialog duke theksuar se dialogu nuk ka alternativë dhe se forcat e parashikueshme në terren nuk janë në favor të një situate të tillë si kjo që jemi.

Ky është fjalimi i plotë i presidentit Hashim Thaçi:

Janë bërë 20 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe paqja që u arrit me intervenimin e NATO-s në Pranverën e vitit 1999 që ishte mbi të gjitha si rezultat i një politike vizionare të SHBA-ve dhe BE-së.

Ky vizion i dha fund njëherë e përgjithmonë tragjedive të njëpasnjëshme në këtë anë të Ballkanit dhe Evropës me shpresë për të shndërruar paqen përmes aktit të stabilitetin në një një fillim të ri për të gjithë rajonin.

Samiti i Selanikut i vitit 2003 edhe formalisht hapi kapitullin e përspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kosova u mbështet në shkurt të vitit 2008 dhe së bashku me njohjet e para erdhi konfirmimi i perspektivës evropiane për shtetin më të ri në rajon.

Se çfarë ka ndodhur më pas, kur bëhet fjalë për transformimin e paqes në një gjendje permanente dhe stabilizim afatgjatë ndërmjet shteteve dhe popujve në këtë pjesë të Evropës, nuk mund të mburremi askush nga ne në rajon e askush në Bruksel për rezultatet e këtij projekti të përbashkët.

Paqja para 20 vitesh solli një entuziazëm të madh në të gjithë rajonin, qofshin politikanë ose qytetarët ë kësaj ane të Evropës. Nuk besoj se ka pasur politikanë apo qytetarë të kësaj pjese të Evropës që kanë besuar para 20 viteve se sot Ballkani Perëndimor nuk do të jetë pjesë e BE-së.

Kush do të besonte se marrëdhëniet midis këtyre popujve dhe shteteve nuk do të rregulloheshin sipas modelit të Francës dhe Gjermanisë në 20 vitet e para pas përfundimit të Luftës së Dytët Botërore.

Askush nuk e ka imagjinuar në verën e vitit 1999 se ne 20 vite më pas nuk do të kemi një marrëveshje politike me Serbinë për njohje reciproke dhe krijimin e rrethanave të fqinjësisë së mirë.

Janë humbur raste të mëdha për këtë marrëveshje ndërsa ne kemi qenë të gatshëm të shtrijmë dorën për marrëveshje. Paqja në Ballkanin Perëndimor varet nga vendosja e paqes midis Kosovës dhe Serbisë e cila duhet të ndodh me njohjen e ndërsjellë si shtete të pavarura dhe sovrane.

Kjo marrëveshje megjithatë siç dihet ka anën e rëndësishme të shtytjes politike dhe ekonomike nga ana BE-së.Jemi të vetëdijshëm për hamendjet dhe dyshimet e BE-së ndaj Ballkanit.

Në Kosovë po pagajmë çmimin e rëndë të shtyerjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pra na është bërë e padrejtë njësoj si Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Po besoj se kjo, as për ne në Kosovë e as për miqtë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut nuk shkakton as dyshime e as ngecje se si duhet të veprojmë dhe si duhet të sillemi në karshi me BE-në.

Ne duhet të bëhemi shtete anëtare të Bashkimit Evropian sa më shpejtë që mundemi sepse nuk kemi fat tjetër politik dhe historik dhe as që duam fat dhe ardhmëri tjetër politike e historike.

Këtu duhet t’i kthehem bindjes time të thellë që më mirë do të ishte që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor së bashku të inkuadroheshin në BE, normalisht me rregullimin e të gjitha mosmarrëveshjeve që kemi mes vete.

Skena politike kosovare ka vullnet të përbashkët që sa më parë të rifillojë dialogu Kosovë – Serbi me shtytjen e fuqishme të SHBA-ve dhe Bahskimit Evropian për marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Nuk kemi kohë për të humbur, kohën dhe rrethanat ndërkombëtare të cilat mund të parashikohen nuk i kemi aleatë. Dialogu nuk ka alternativë, përkundrazi pershpejton procesin në familjen euroatlantike. /Lajmi.net/ 

Share.