fbpx

Tetova shënon rritje të rasteve të reja, ja sa raste u regjistruan sot

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot janë regjistruar gjithësej 865 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, prej tyre në Tetovë janë regjistruar 95.

Prej gjiëthsej 10 viktimave, katër janë nga Shkupi, të moshës 67, 58, 64 dhe 76 vjeçe, dy nga Prilepi të moshës 70 dhe 73 vjeçe, një viktimë nga Manastiri (52), një nga Ohri (77), një nga Koçani (48) dhe një viktimë nga Probishtipi, në moshë (76). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 32436 persona, prej të cilëve 21090 janë shëruar, ndërsa 1004 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi regjistron 10342 raste aktive me Covid-19.

Share.