Ter Stegen: Këto dy humbje të Barcës nuk mund të shpjegohen

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

14:21 | 25 Tetor 2019

Marc Andre ter Stegen është kthyer të flas për dy eliminimet e Barcelonës nga Liga e Kampionëve në dy sezonet e fundit.

Kampionët e La Ligas në Evropë kanë përjetuar tmerrin, duke u përmbysur nga Roma (2017/2018) dhe Liverpool (2018/2019), pavarësisht se kishin rezultat të mirë prej 3:0 nga ndeshja e parë.

Portieri gjerman ka thënë se këto dy humbje nuk mund të shpjegohen.

“Këto humbje nuk mund të sqarohen nga çështjet taktike ose të lojës. Duhet zhytur thellë në çështjet psikologjike”, ka deklaruar Ter Stegen, përcjell lajmi.net.

“Ne ishim të gjithë të shtanguar sepse nuk kisha shpjegime. Si duhet t’u përgjigjem prindërve ose gruas sime. Edhe pse fituam 3:0 në ndeshjen e parë, ne nuk u kualifikuam”./Lajmi.net/

Share.