fbpx

Ten.sionet me Turqinë, Mitsotakis shpall masat e reja për mbrojtjen e Greqisë: 18 avionë e 15 mijë burra e gra në ush.tri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Selaniku,kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin me rastin e hapjes së Panairit të përvitshëm ndërkombëtar që sivjet zhvillohet në kushte të reja për shkak të pandemisë, ka shpallur masa të reja sa i përket mbrojtjes së vendit, në një periudhe kur ten.sioni mes Greqisë dhe Turqisë në lidhje me zonat detare në Mesdheun Lindor ndodhet në kulmin e tij.

Kështu ai ka deklaruar se në ditët e ardhshme do të nënshkruaje me qeverinë franceze blerjen e 18 avionëve lu.ftarake Rafale , 4 fregata të reja franceze dhe rinovimin e 4 të tjerave .

Gjithashtu ai ka theksuar se do të rinovohet arsenali I tre trupave ushtarake , këmbësorisë, marinës detare , forcave ajrore dhe gjatë pesë viteve të ardhshme do të futen në ush.tri 15000 burra dhe gra .

Ndërkohë do të restaurtohet industria e armëve, repartet që janë të specializuara me mirëmbajtjen e anijeve luf.tarake dhe avionëve . Ndërsa do të fillojë menjëherë futja e sistemeve te reja dixhitale dhe hibride në ush.tri, me synim pajisjen e saj me sistemet me moderne.

Kryeministri grek ka akuzuar Turqinë për minimin e sigurisë dhe paqes në Mesdhe. Jemi një vend i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë fqinjët edhe me Turqinë. Përndryshe vetëm gjykata ndërkombëtare mund të japë një zgjidhje. Epilogu i sfidave mund të bëhet prologu i diskutimeve – ka thënë ai.

Share.