11:19 | 15 Tetor 2019

11:19 | 15 Tetor 2019
Bersant Celina tregoi edhe njëherë klasin, vizionin, kreativitetin dhe inteligjencën e tij në ndeshjen e mbrëmshme.
Celina padyshim ishte faktor kyç në fitoren 2-0 ndaj Malit të Zi, ndërsa ka dhuruar vazhdimisht përformanca të jashtëzakonshme.
Gjithsesi, as ylli i Swanseas nuk i ka shpëtuar kritikave më herët – por për të ato ishin jashtë fushës së futbollit, shkruan lajmi.net.
Celina ka dhënë rrallë intervista dhe ato i ka bërë në gjuhën angleze, çka ka zgjuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Por për ta treguar dashurinë e madhe për vendin e tij, ai ka një tatuazh në dorën e majtë me shqiponjën me dy krena që e mban tash e disa vite.
Celina ishte një nga futbollistët e parë që zgjodhi të luante për Kosovën, kur kishte mundësinë të zgjedhte mes Norvegjisë dhe Shqipërisë. /Lajmi.net/