Superliga e Kosovës: Sot luhet derbi i Drenicës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

8:23 | 26 Tetor 2019

Dy rivalët lokal, Drenica dhe Ferronikeli do të përballën në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës.

Ekipi kuqezi, i cili është në vendin e shtatë me 14 pikë, ndërsa Feronikeli një pozitë më partë, me 19 pikë.

Për kampionët e Kosovës, është shumë e rëndësishme fitorja në këtë derbi, për t’iu afruar liderëve të Gjilanit, që kryesojnë me 24 pikë.

Ndeshja mes Drenicës dhe Feronikelit luhet me fillim nga ora 14:00.

Po në të njëjtin orar, luhet një tjetër ndeshje interesante, ku Vushtrria në shtëpi pret skuadrën e Llapit./Lajmi.net/

Share.