fbpx

Sqarim nga Ambasada në Gjermani: Në Aksident humbën Jetën 3 Shqiptar, Ja çfarë ka ndodhur…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada thotë se gabimi në raportim është përmirësuar edhe në mediat gjermane.

“I njejti gabim është korrigjuar nga autoritetet gjermane edhe kundruall mediave gjermane”, njofton ambasada, transmeton Gazeta Express.

“Për paqartësitë në raportimet e mëhershme kërkojmë ndjesë”, thuhet tutje në sqarimin e ambasadës.

Postimi i plotë i tyre: Ambasada e Kosovös në Berlin sot ka marrë raportin zyrtar për Aksidentin e Meerseburg.

Me këtë rast autoritetet gjermane kanë njoftuar që në këtë aksident kanë humbur jeten 3 persona nga familja K. me shtetësi zvicerane dhe prejardhje nga Kosova kurse viktimë të katërt nuk ka patur fare.

I njejti gabim është korrigjuar nga autoritetet gjermane edhe kundruall mediave gjermane.

Ambasada e Kosovës edhe njëherë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen K., falenderon policinë e Ravensburg për bashkëpunimin

Dhe siguron qytetarët që është duke bërë përpjekje që në këto çaste të vështira për qytetarët e Kosovës dhe familjarët e viktimave të jetë e angazhuar për të ndihmuar me çkado që është nevoja.
Për paqartësitë në raportimet e mëhershme kërkojmë ndjesë

Share.