fbpx

Spitali i Tetovës në gjendje të mjerueshme – Drejtori Florin Besimi nga BDI shfaq paaftësinë e tij menaxheriale

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fotografitë e shpërndara sot në rrjetet sociale, ku shihet gjendja e mjerueshme e Spitalit të Tetovës, ambient të papastër, pa shtretër dhe pa kabinë, janë tregues i fuqishëm për paaftësinë menaxheriale të drejtorit “Spitali i Tetovës”, dr. Florin Besimi, njëherësh edhe kryetar dege i Bashkimit Demokratik për Integrim për Tetovë.
Gjendja e brishtë, me ambient jo të pastër higjienik dhe korridorë pa dritë dhe pa dritare, shfaqin edhe njëherë paaftësinë e kuadrove të BDI-së nëpër institucione shtetërore.
Drejtori i spitalit, Florin Besimi, njëherësh është edhe vëlla i ministrit të Financave nga radhët e BDI-së, Fatmir Besimi.

Share.