Solskjaer kërkon dy transferime në afatin kalimtar të janarit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

8:17 | 25 Tetor 2019

Ole Gunnar Solskjaer po kërkon domosdo përforcime për fazën e sulmit në afatin kalimtar të janarit.

‘Djajtë e Kuq’ kanë humbur Romelu Lukakun dhe Alexis Sanchez në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, dhe nuk kanë arritur të sjellin zëvendësimet e tyre.

Sipas ‘DailyStar’, Ole Gunnar Solskjaer ka nevojë për dy transferime për fazën e sulmit në afatin dimëror, përcjell lajmi.net.

Një nga emrat tashmë është i njohur për të gjithë. Bëhet fjalë për yllin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Kroati pritet të jetë një nga dy transferimet e Manchester United në afatin e ardhshëm kalimtar./Lajmi.net/

Share.