16:15 | 18 Tetor 2019

16:15 | 18 Tetor 2019
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka ulur rëndësinë e takimit të raportuar mes Paul Pogba me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.
Pogba është takuar me Zinedine Zidanen në Dubai gjatë pushimit ndërkombëtar të ligave, ku po qëndronte për t’u stërvitur në mot të ngrohtë, si pjesë e rehabilitimit nga lëndimi.]
“Unë nuk kam asnjë problem me këtë”, ka deklaruar trajneri i Manchester United në një konferencë për shtyp të premten, përcjell lajmi.net.
“Ai ka luajtur edhe pse kishte pengesa nga lëndimi. Ai është kritikuar majtas, djathtas dhe në qendër, por kur u kthye, kundër Rochdle dhe Arsenal ai ka mundur të zgjidhte që të mos luante. Ai dëshironte të luante”, ka vazhduar ai.
Manchester United këtë fundjavë në ‘Old Trafford’ pret Liverpoolin, në derbin e madh anglez./Lajmi.net/