Smalling pritet të kthehet tek Manchester United

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

19:31 | 28 Tetor 2019

Chris Smalling është duke kaluar këtë sezon tek skuadra e Romës.

Smalling kaloi në Serie A në formë huazimi, nga ‘Old Trafford’, pasi nuk shihej si i rëndësishëm për planet e Ole Gunnar Solskjaer.

Lojtari ka regjistruar disa paraqitje të mira, duke u pëlqyer nga bordi drejtues i Romës, të cilët raportohet se kanë nisur punimet për  të siguruar kartonin e anglezit.

Por, raportime të ‘Sky Sports’ japin tjera sinjale. Smalling pritet të kthehet tek Manchester, me të përfunduar aventurën e tij si i huazuar, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi thuhet se nuk do të mbetet në kryeqytetin italian, duke u rikthyer në ‘Old Trafford’ në vitin tjetër.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos në fund lojtari i Romës, kartoni i të cilit i takon Manchester Unitedit. /Lajmi.net/

Share.