Slavia Pragë 1:2 Barcelona, notat e lojtarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

23:46 | 23 Tetor 2019

Barcelona e ka mposhtur me shumë vështirësi Slavia Pragën në kuadër të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-2.

Pas vetëm tre minutash lojë, Blaugranasit kaluan në epërsi me golin e Lionel Messit që u asistua nga Athur Melo.

Slavia Praga i barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga mbrojtësi Jan Boril në minutën e 50-të, nga asistimi i Lukas Masopust.

Por, epërsia e vendasve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Peter Olayinka e devijoi goditjen e Luis Suarezit për ta futur topin në rrjetën e tij.

Me këtë fitore, Barcelona ruan kruen në grupin H me shtatë pikë të grumbulluara.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.

/Lajmi.net/

Share.