9:15 | 30 Tetor 2019

09:15 | 30 Tetor 2019
Zinedine Zidane ka vendosur të lë Vinicius jashtë skuadrës së tij për t’u përballur me Leganes të martën në mbrëmje, gjithashtu edhe dhe Brahim Diaz, Alvaro Odriozola dhe Mariano Diaz.
Nacho dhe Marco Asensio janë mungesa afatgjatë ndërsa James Rodriguez është rikthyer në Kolumbi pas lindjes së fëmijës së tij, dhe Gareth Bale i është dhënë leja nga klubi për të udhëtuar në Londër.
Toni Kroos dhe Luka Modric janë rikthyer në skuadër pasi janë rikuperuar nga problemet e tyre përkatëse të lëndimit, siç është edhe Lucas Vazquez, përcjell lajmi.net.
Skuadra e Real Madridit që do të përballet me Leganes:
Portierët: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube.
Mbrojtësit: Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo, Ferland Mendy.
Mesfushorët: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco.
Sulmuesi: Eden Hazard, Karim Benzema, Lucas Vazquez, Luka Jovic, Rodrygo. /Lajmi.net/