fbpx

Skender Rexhepi – Zejdi: Këtu jemi dhe do të qëndrojmë derisa të arrijmë zgjidhje për shtetësinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje, koordinatori i Grupit Parlamentar nga koalicioni Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, Skender Rexhepi – Zejdi, në fjalën e tij në Kuvend, ka reaguar në lidhje me ligjin për shtetësi, që shumica parlamentare e Zaevit, vazhdimisht po saboton dhe neglizhon kërkesën reale të qytetarëve, e veçanërisht shqiptarëve.
“Qytetarët pa shtetësi i keni lënë në mëshirën e fatit. Mos u shtireni sikur nuk ka opozitë shqiptare. Këtu jemi dhe do të qëndrojmë derisa të arrijmë zgjidhje për shtetësinë, ndërsa pas kësaj mund të filloj debllokimi i Kuvendit”, ka thënë Skender Rexhepi – Zejdi.

Share.