fbpx

Skender Rexhepi – Zejdi: 82 mijë votat e pastra të opozitës janë vota shqiptare që nuk lëkunden

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas koordinatorit të Grupit parlamentar të opozitës shqiptare ASH – AAA, Skender Rexhepi – Zejdi, koalicioni i tyre ka kompaktësi dhe nuk ka asnjë mundësi që dikush nga ata t’i bashkëngjitet shumicës parlamentare ose Lëvizje BESA që ai e quajti partia “Dvizhenje” në emisionin “Politica” në TV Globi.

“Deputetët shqiptarë të opozitës me mbi 82 mijë vota të pastra shqiptare nuk janë në shitje. U garantojë se kemi kompaktësi të madhe dhe nuk mund të ndodh përçarje. Ajo që thotë partia “Dvizhenje” aspak s’ka të bëjë me të vërtetën”, deklaroi deputeti nga radhët e opozitës shqiptare nga koalicioni ASH-AAA, Skender Rexhepi- Zejdi.

Share.