fbpx

Skender Rexhepi: Kërkojmë që të largohet libri skandaloz i gjeografisë nga shkollat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, deputeti i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi-Zejdi, në një prononcim dhënë për News33, ka folur në lidhje me skandalin e teksteve shkollore, ku në një tekst të Gjerografisë për vitin e dytë të gjimnazit të reformuar, thuhet se shqiptarët kanë prejardhje nga maqedonasit, nga romët, turqit dhe çerkëzët.
“Ministrat e BDI-së kanë qenë të kapur, andaj kemi përmbajtje skandaloze në tekstet shkollore. Kërkojmë që të largohet libri skandaloz i gjeografisë nga shkollat, edhe pse kjo mund të jetë puna më e vogël që mund të bëhet në këtë drejtim”, ka thënë Rexhepi.
I pyetur në lidhje me hapat konkretë që mund të marrë opozita shqiptare në këtë drejtim, Rexhepi theksoi se kjo situatë do të analizohet dhe do të bëhet veprim i duhur. Sipas tij, çështja e skandaleve është e lidhur më tepër me mendësinë e instaluar, sepse – sipas tij – nuk mund të bëhen reforma europiane me mendësi pro-ruse.

https://fb.watch/3yhjUZo_7G/

Share.