fbpx

Skandaloze: Ja çfarë ka ndodhur në Spital me Pacientin e sëmurë me Koronavirus…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pacienti po trajtohet përpara spitalit në Strumicë. Në këtë video që u bë virale shihet se si mjekët po ia japin terapinë jashtë objektit spitalor.

E kjo ka shqetësuar pa masë qytetarët, se mos janë stërmbushur kapacitetet e shtretërve.

Nga Ministria e Shëndetësisë qetësojnë duke thonë se trajtimi i pacientit është bërë jashtë, me kërkesë të prindërve të pacientit dhe jo se nuk ka vend brenda.

“Nga Spitali i Strumicës na informojnë se pacienti i cili mjekohej nga insufienca kronike e veshkave ka marrë terapi para derës së spitalit, sepse prindërit e tij nuk kanë lejuar që të hyjë në spital, për arsye se frikësoheshin nga Covid-19. Kjo është arsyeja pse pacientit të ri i ishte dhënë terapi para hyrjes së spitalit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në vendin tonë ka rreth 5000 raste aktive të të infektuarve me Covid-19 e mbi 800 kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi.

Autoritetet shëndetësore të shqetësuar për hovin e virusit paralajmërojnë rritje edhe më të madhe të rasteve të Covid-19.

“Ne mund të presim vetëm rritje edhe më të madhe të rasteve. Me çka përhapja e virusit është më së shumti në moshën nga 20 deri 40 vjet. Po kush shkonte nëpër ahengje, gjeneratat e reja.

Por a paraqesin pasiguri, po sikurse për vete ashtu edhe për familjen e tyre. Nga mosrespektimi i masave një pjesë e tyre do të kalojnë pa simptome ose me simptome të lehta”, deklaroi Zharko Karaxhoski – epidemiolog.

Me këtë rast Ministria e Shëndetësisë po përshpejton procedurën që të miratohet sa më parë pakoja e masave për preventimin e virusit, siç janë kufizimi i mysafirëve, ndalesa për tubime në vende publike pas orës 22 dhe mbajtja e maskave në ambient të hapur.

Qeveria vendosi që për realizimin e tyre duhet të bëhen ndryshime ligjore në Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Filipçe sqaroi se Ligji është tashmë në procedurë parlamentare dhe pret që ai të votohet javën e ardhshme, pra me procedurë të shpejtë.

“U detyruam të vijmë në këtë situatë, që duhet të intervenohet në ligj. Sepse një pjesë e dispozitave, rekomandimeve për mbajtje të maskave, pajisjeve mbrojtëse në ambient të jashtëm janë të vendosura në dispozita me fuqi ligjore, që u votua dhe u sjell kah fundi i gjendjes së jashtëzkonshme.

Kështu që kjo është mënyra më e mirë që të kemi një masë që është efikase, e cila do të mund edhe të kontrollohet dhe të zbatohet”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Kështu që kjo është mënyra më e mirë që të kemi një masë që është efikase, e cila do të mund edhe të kontrollohet dhe të zbatohet”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Share.