fbpx

Skandaloze: Baba Arbër Ademit kapet duke blerë vota

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, nuk po ndalen duke u bërë presion administratorëve dhe punonjësve shqiptarë nëpër institucione.
Gjithë ky presion i tyre, ka filluar edhe të karakterizohet me blerjen e votave. Pas skandalit që ditë më parë është zënë duke blerë vota Bekim Neziri i B.D.I-së, sot në orët e hershme të mëngjesit, edhe baba i ministrit të Arsimit, Arbër Ademi, është zënë duke blerë vota në fshatrat e Likovës, konkretisht në fshatin Opajë të Likovës. Pas këtij skandali, babai i Arbër Ademit është marr në pyetje nga policia lokale, ndërsa rasti është paraqitur edhe në përfaqësitë e ndryshme.
BDI po bën skandale duke blerë vota, ndërsa ky rast mund të përfundojë me dënim deri në 5 vjet burg, siç ishte rasti vite më parë me Ejup Halimin dhe Ismet Gurin e B.D.I-së, të cilët akuzohen dhe janë të dënuar për falsifikim të zgjedhjeve.

Share.