fbpx

SKANDAL/ Policia në Aargau, ZVICËR kap Shqiptarin me 3 Puntor “në të Zezë”… Ja çfarë ka ndodhur…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas deklaratës së njërës nga gratë (shtetase e Maqedonisë), ajo kishte punuar në restorant si ndihmëse e kuzhinës për rreth dy muaj e gjysmë.

Për gjithë këtë periudhë pune asaj nuk i janë paguar rrogat prej 1.000 frangash në muaj, sa i ishin premtuar….

Autoritetet përgjegjëse kanë kontrolluar një restorant në regjionin Zurzibiet, Kantoni Aargau, dhe në të njëjtën ditë kanë larguar tre të huaj (dy gra dhe një burrë) që ndodheshin në kuzhinën e restorantit pa leje qëndrimi në Zvicër, shkruan gazeta Aargauer Zeitung.

Por, pavarësisht nga kjo, pronari ka shpëtuar, duke u shpallur i pafajshëm nga gjyqi.

Sipas deklaratës së njërës nga gratë (shtetase e Maqedonisë), ajo kishte punuar në restorant si ndihmëse e kuzhinës për rreth dy muaj e gjysmë. Për gjithë këtë periudhë pune asaj nuk i janë paguar rrogat prej 1.000 frangash në muaj, sa i ishin premtuar.

Njësoj, por për një kohë më të shkurtër, kishte kaluar edhe punëtorja tjetër, shtetase e Serbisë. Ajo ka deklaruar se kishte punuar në kuzhinë për dy javë.

Nga ana e tij, edhe bashkatdhetari i kësaj të fundit ka deklaruar se ka punuar tetë orë në ditë si kuzhinier për dy muaj. E gjithë kjo punë, për 1000 franga të premtuara në muaj.

Treshja është gjobitur menjëherë dhe është dëbuar në vendet e prejardhjes, në të njëjtën ditë. Pronari, një kosovar 34-vjeçar, është akuzuar për punësim të shumëfishtë të të huajve pa leje qëndrimi e pune dhe për mundësimin e hyrjes dhe qëndrimit të shumëfishtë, të paligjshëm të punëtorëve të tij, në Zvicër.

Share.