Policia e Përmetit ka ndaluar 2 persona për përdhunimin e një 19-vjeçare dhe 4 të tjerë për ngacmim seksual.
Mësohet se më herët djemtë e shantazhonin vajzën me video deri sa e përdhunuan pasditen e djeshme në orën 18:00 në Këlcyrë.
Sakaq, bëhet me dije se njëri prej djemëve ishte edhe i dashuri i 19-vjeçares.
Ndërkohë urdhërndalimet kanë dalë nga Prokuroria e Përmetit, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me identitetin e këtyre personave