fbpx

S’ka marrëveshje për mbajtjen e seancës për shtyrjen e regjistrimit:ASH & Alternativa vazhdojnë bllokimin e Kuvendit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi edhe zyrtarisht ka njoftuar se gjatë ditës së sotme nuk do të mbahet seancë për propozim ndryshimin e Ligjit për Regjistrim.

“Krahas këmbënguljes sime gjatë gjithë ditës për harmonizimin e qëndrimeve të të gjithë faktorëve politikë në drejtim të arritjes së marrëveshjes dhe mbajtjes së të dyja seancave në të cilat do të votoheshin Propozim ligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në vitin 2021 dhe Propozim Vendimi për vazhdimin e afatit të vazhdimit të gjendjes së krizës, afati i të cilit theksoj se skadon sonte në ora 24.00, nuk u arrit marrëveshje”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas njoftimit, pas koordinimit me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, të gjithë grupet parlamentare kanë shprehur gatishmëri për mbajtjen e seancës, përveç Aleancë për Shqiptarët.

“Të giithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shprehën gatishmëri për mbajțjen e seancave përveç Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës”, thuhet në njoftim.

Nisma që duhet të shtyje regjistrimi për në shtator është me yll te Bashkimit Evropian. Fillimisht në seance plenare duhet të miratohet nevoja për ndryshimin e Ligjit, me pas vijon debat dy dite ne komision dhe me pas kalon përsëri në seance plenare. Ligji miratohet me shumicë të thjeshtë dhe me badenter. Sipas ligjit ne fuqi, regjistrimi duhet te filloje nesër.

Share.