Situatë Ala.rma.nte e Koronavirusit. Ja sa raste

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi kohët e fundit po përballet me një rritje të numrit të rasteve ditore me Covid. Autoritetet në Mal të Zi kanë bërë thirrje që qytetarët dhe autoritetet përkatëse të jenë më të kujdesshëm në lidhje me zbatimin e masave mbrojtëse anti-Covid, transmeton ABC.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 822 testime janë konfirmuar pozitiv me Covid 219 raste të reja dhe dy persona kanë hu.mb.ur jetën.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, prof. Dr. Boban Mugoša, në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje politikanëve, udhëheqësve fetarë, personaliteteve të shquara kulturore, arsimore, sportive dhe personave të tjerë që të ndikojnë tek qytetarët dhe të bëjnë apel për respektimin e masave mbrojtëse.

Sipas tij 1 në 4 të testuar rezulton pozitiv me koronavirus. Ndër të tjera ai ka theksuar se për të vendosur nën kontroll situatën është e rëndësishme që të bëhen disa hapa pas dhe të merren masa siç ishin në Prill dhe në Mars.

Ndërkohë në lidhje me këtë situatë ka reaguar Serbia e cila duket e shqetësuar për numrin e turistëve serbë që janë në Malin e Zi, duke theksuar se kthimi i tyre në vend mund të shoqërohet me karantinë.

Share.