fbpx

“Shtetësia”, Gashi: Kërkojmë zgjidhje afatgjate për qytetarët, shteti të mos paraqitet si pengesë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Alternativës Afrim Gashi në emisionin e sontëm “Rruga drejt…”, deklaroi se po bëhen të gjitha përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjate për qytetarët të cilët përballen me problemin e shtetësisë. Sipas tij në bisedime me përfaqësuesit e qeverisë janë propozuar 15 dokumente të cilat do të dëshmojnë se X qytetari ka jetuar në këtë vend prej para vitit 1991. Gashi madje nënvizoi edhe pengesat që sipas tij  kanë ardhur nga Agjencia për Siguri Kombëtare e cila këtë kategori të qytetarëve e ka shpallur si të rrezikshëm për shtetin.

Share.