fbpx

Shqiptari bën Skandal në Zvicër… Arrestohet nga Policia, Ja çfarë ka ndodhur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një vend si Zvicra, ku uji i rubinetit është i pijshëm, pirja e ujit mineral në vetvete është e veçantë. Është madje thjesht e pakuptueshme që dikush mund të kryejë një delikt për të shuar etjen në këtë mënyrë.

Por, një 29-vjeçar nga Kosova duket se ishte aq i etur në mbrëmjen “kritike” sa që nuk mund të merrte në konsideratë zakonet vendore, shkruan zsz.ch.

Ai u fut në një ndërtesë apartamentesh në Au, zbriti në bodrum dhe i mori goxha kohë “puna” për të thyer një copë dërrase aty, transmeton albinfo.ch. Hapja e krijuar në këtë mënyrë, i mundësoi të fuste dorën, dhe të merrte një shishe uji mineral prej 1.5 litrash (që në shitje të lirë kushton 85 centë/rapi).

Sipas fletarrestit, ai ka pirë disa gllënjka me ujë dhe më pas është larguar nga vendi.

Një vepër vërtet e vogël por që prodhon disa pasoja. Se si është arrestuar kryesi nuk është shpjeguar më hollësisht në urdhrin e ndëshkimit.

Por, ajo që është e qartë, megjithatë, është se ai do të dënohej për shkaktim dëmesh të lehta pasurore dhe vjedhje të vogla.

Dëmtimi i pasurisë, i shkaktuar nga delikti, arrin në 150 franga, një shumë kjo e madhe në krahasim me vjedhjen e shishes prej 85 centësh, përcjell albinfo.ch. 29-vjeçari gjobitet me 500 franga.

Ai aktualisht ndodhet në burgun e Meilenit. Por jo për shkak të deliktit me shishen e ujit. Ndaj tij pritet të ketë proces për një vepër tjetër.

Share.