fbpx

Shqiptarët u blejnë telefonat që të vegjël e i lënë me orë të tëra, por jepet alarmi: Varësia nga ekrani po shkat ërron një brez të fëmijëve, ja nga cilat sëmundje preken

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fëmijët kudo në botë, por edhe fëmijët e vegjël të shqiptarëve janë shumë të lidhur me telefonat. Madje ka shumë raste, kur prindërit ua japin telefonat vetë të luajnë.

Por sipas një studimi, kjo nuk është aspak një gjë e mirë. Fëmijët janë gjithnjë e më të varur nga ekranet, dhe kjo mund të jetë problematike siç shpjegohet nga revista Madame Figaro.

Sipas këtij studimi një brez i tërë fëmijësh po shka tërrohet nga varësia nga telefoni, ekrani i tabletiz dhe i televizorit.

Kjo është arsyeja pse Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon të kufizohet koha që një fëmijë nga mosha 2 deri në 5 vjeç kalon para një ekrani në vetëm 60 minuta, gjë që sugjeron që nën këtë moshë, as që bëhet fjalë, për ta lënë një fëmijë të mësohet me një mënyrë të tillë argëtimi.

Një studim amerikan i botuar në The Journal of Sleep Medicine ishte gjithashtu në gjendje të nxjerrë në pah këtë fenomen i cili është rritur me kalimin e viteve duke de monstruar se ekspozimi i zgjatur ndaj ekraneve prishi në mënyrë drastike ciklin e gjumit të një fëmijë deri në pikën që e bën atë më të prirur për të fjetur gjatë ditës sesa natën, një situatë e cila është veçse e favorshme për zhvillimin e mirë të trurit të tij.

Ky çrregullim shoqërohet me shqetësime që mund ta bëjnë jetën e një fëmije shumë më të komplikuar, si shtimi ose humbja e peshës, dhimbje koke, pagjumësi, vizion të paqartë ose kequshqyerje.

Por jo vetëm kaq pasi fëmijët mund të kenë vështirësi në kontrollin e emocioneve të tilla si fajin, vetminë apo an kthi. Një tendencë për pandershmëri mund të zhvillohet gjithashtu pas tërheqjes.

Ai do të jetë më shumë në prangat e izolimit dhe nuk do të kërkojë domosdoshmërisht të vendosë kontakte me të tjerët; ai gjithashtu ka më shumë të ngjarë të përjetojë paqëndrueshmëri emocionale. Fëmijët duhet të luajnë më shumë jashtë.

Share.